“Nuk do të ndryshojmë qëndrim në lidhje me emigrantët pavarësisht rritjes së partive të ekstremit të djathtë”, kështu i është përgjigjur kancelarja gjermane Angela Merkel pyetjes së bërë nga reporterët ne diten e medias.
Ajo u shpreh se Unioni Kristian Demokrat do të vijojë t’i qëndrojë besnik qasjes së tij duke shtuar se një gjë e tillë nuk nënkupton se ajo është kundër përforcimit të masave të sigurisë në kontinentin e vjetër.
Pakënaqësia në radhët e qytetarëve gjermanë në lidhje me politikat pro-strehimit të azil-kërkuesve është manifestuar edhe në rezultatet e zgjedhjeve rajonale që u mbajtën gjatë vitit të shkuar.
Shifrat përfundimtare treguan se partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë kishte shënuar rritje të konsiderueshme, ndërkohë Unioni Kristian Demokrat kishte pësuar rënie.
Përveç presionit të partive opozitare, Kancelares Merkel i është dashur të përballet edhe me aleatët e saj në qeverisje. Këta të fundit kanë kërkuar që qeveria të braktisë politikën e dyerve të hapura për emigrantët, transmeton OraNews. (b.an)