Rreth 50 çadra janë shkatërruar nga një zjarr në Azinë Juglindore, duke lënë pa strehë dhjetëra refugjatë të vendosur në këtë zonë.
Kampet e djegura ishin të komunitetit mysliman, i cili ishte zhvendosur në atë pjesë që nga viti 2012, kur kishte ndodhur lufta në mes të budistëve dhe myslimanëve.
Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin dhe kanë trajtuar personat e plagosur, bëjnë të ditur autoritetet, të cilët thonë se shkaqet e zjarrit nuk janë bërë të njohura.
Strehët e rreth gjashtë familjeve janë shkatërruar nga flakët, ndërsa ata janë strehuar në një vend tjetër përkohësisht.