Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi të martën me Avokatin e Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, vlerësoi punën e këtij institucioni në interes të proceseve demokratizuese të vendit dhe në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe të drejtave të qytetarëve.
Gjatë takimit, kryeparlamentari Meta theksoi se veprimtaria e këtij institucioni, si në Shqipëri edhe në Kosovë, përballet sot me sfida.
Avokati i Popullit, Jashari u ndal tek bashkëpunimi i frytshëm mes këtyre institucioneve të të dy vendeve, jo vetëm sa i përket shkëmbimit të eksperiencave dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të përbashkëta të bashkëpunimit, por edhe në mbështetjen që Avokati i Popullit i Shqipërisë jep për anëtarësimin e Ombudsmanit të Kosovës në rrjete ndërkombëtare, siç ishte anëtarësimi në Rrjetin e Ombudsmaneve të Mesdheut. (javanews.al / a.r)