Në Kongresin e 40-të të UEFA-s është votuar kundër ndryshimit të statutit që parashikon se në UEFA mund të pranohen vendet që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura. 54 anëtarë të Kongresit kanë marrë pjesë në këtë për ndryshimin e statutit.
33 vota ishin pro ndryshimit të statutit, kurse 20 ishin kundër, kurse 1 abstenim, raporton Koha.net.
Siç dihet Kosova nuk ka vend në Kombet e Bashkuara. UEFA ka kërkuar që të bëhet harmonizimi i statutit të saj me atë të FIFA-s. Tani pritet të konfirmohet nëse Kosova do të futet apo jo në votim për pranim.