Mbreti Claudio. Janë fjalët që shihen më shumë sot në faqet e para të shtypit italian, krenar për punën fantastike të trajnerit Claudio Ranieri, kampion i Anglisë me Leicester City, dy javë para përfundimit, falë barazimit të mbrëmshëm të Tottenhamit.
Suksesi i “Dhelprave” ka qenë sigurisht kryelajmi në shtypin anglez, ndërkohë që edhe në Spanjë, Francë e Portugali, diku si lajmi kryesor e diku më pak i rëndësishëm, por gjithmonë në faqet e para.
D.I.