Partia Demokratike vendos të thyejë bojkotin.
Në mbledhjen e sotme, grupi parlamentar demokrat mësohet se ka vendosur ti rikthehet punës në komisionet Parlamentare dhe në seancën plenare.
Në mbledhjen e 25 prillit, PD vendosi bojkotimin për 10 ditë të punimeve të Kuvendit, aq ditë sa është dhe përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, me vendimin e Byrosë se Kuvendit.
Kjo e fundit vendosi të përjashtojë Berishën për 10 ditë nga jeta parlamentare, pas thirrjeve të tij për armatosje të qytetarëve. (javanews.al / a.r)