Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri dhe Instituti i Statistikave (INSTAT) kanë publikuar Buletinin Vjetor të Tregtisë së Jashtme për vitin 2015 dhe për tremujorin e parë të këtij viti, shkruan “Koha Ditore”.
Kosova është përcaktuar si një partner strategjik i Shqipërisë, ku vlera e mallrave të eksportuara në Kosovë për vitin 2015 është në masën e 150 milionë eurove dhe në tremujorin e parë të këtij viti kap vlerën e 22.4 milionë eurove.
Shifra prej 150 milionë eurosh të eksportuara në Kosovë e rendisin atë si partnerin e dytë tregtar të Shqipërisë për vitin 2015, pas Italisë.
Shqipëria ka eksportuar në Itali mallra me vlerë prej 887 milionë eurosh, ose 5.9 herë më shumë se në Kosovën e vendit të dytë. Ndërkohë që shifrat e importeve nga Kosova në Shqipëri kapin vlerën e 39.3 milionë eurove. (B.an)