Leicester City sot nuk luajti në fushë, por matematikisht është shpallur kampione e Anglisë. Kjo falë barazimit midis Chelseas dhe Totenhamit me rezultatin 2-2, çka mban të pandryshuar diferencën me “dhelprat” që kryesojnë me 7 pikë avantazh.
Një diferencë kjo e paarritshme nga Totenham, kur mbeten edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit.
Askush nuk mund ta kishte menduar, por sot Leicester i habiti të gjithë duke shkruar emrin me gërma të arta për herë të parë në librin e kampionëve të Anglisë në futboll.
Leicester e nisi kampionatin me objektiv qëndrimin mes më të mirëve në Premier League, por sot mund të jenë krenar për arritjen historike./a.m.