Finalizohet me sukses operacioni “OSUMI” në kuadër të të cilit policia arrestoi në flagranë dy shtetas dhe sekuestroi 3 armë zjarri.
Më datë 02.05.2016, nga ana e Sektorit për Narkotiket dhe Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, u finalizua me sukses operacioni “OSUMI”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Aldo Muhameti, 30 vjeç, banues në Berat,
2. Arben Muhameti, 48 vjeç, banues në Berat.
Mbi bazën e një hetimi disa mujor, ditën e sotme u bë arrestimi i këtyre shtetasve pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me targa AA 135 AB, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri pistoleta:
• një e llojit “Beretta”,
• një e llojit “Ekol”.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aldo Muhameti i’u gjetë dhe sekuestrua dhe një automatik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën panele “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a të Kodit Penal./a.m.