Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur përmes një statusi në Facebook akuzave të Partisë Demokratike për favorizimin e një kompanie në tendera. Ahmetaj shkruan se meraku i PD janë arritjet e qeverisë.
Ja postimi i Ahmetajt:
I shkreti Administrator! I paska djegur shumë paketa e bujqësisë. I dhemb puna e qeverisë dhe arritjet e vendit. I dhemb rrëzimi i paketës së tij qesharake për ekonominë, se është mësuar ta shohë vendin në zi dhe varfërim. Nuk e kupton që sorrollatet më kot në përpjekje për të mbajtur vendin e punës, e për këtë ka filluar të sajojë lidhje pa lidhje, ngatërron Arben Ahmetaj me Eduard Halimin.