Qeveria ruse ka shpenzuar mbi një milionë dollarë për t’i ndaluar reshjet e shiut ne një festë publike. Kremili ka shpenzuar 89 milionë rubla (1.3 milionë dollarë) për të siguruar të mos ketë reshje të shiut gjatë festimit të 1 majit.
Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve TASS, transmeton Gazeta Express. Kjo teknikë përfshinë shpërndarjen e reve duke i detyruar që reshet e shiut të shkojnë në vende të tjera.
Kjo teknikë është përdorur disa herë nga rusët, kështu për t’i parandaluar reshjet e shiut në raste të festave ose tubimeve të shumta.
Ndryshe kjo teknikë quhet “Mbështjellëse e reve” e cila punon duke përdorur kimikate të veçanta që nxisin shiun të bjerë, duke i larguar retë kështu në vende të tjera, transmeton Gazeta Express.
Kjo nuk është hera e parë që rusët kanë përdorur këtë teknikë për të siguruar motin e mirë gjatë festimeve publike. (b.an)