Të gjithë personat e shantazhuar nga Meiliano Shullazi për dhënie pasurie nuk kanë pranuar të jenë kërcënuar, por kur për prokurorët vërtetimi i akuzave po vështirësohej ,në skenë del një grua.
Ajo ëhstë një biznesmene, e cila është paraqitur në prokurori dhe ka dëshmuar se i ëhstë marrë një pronë me vlerë 1 milkion Euro nga Emiliano Shullazi.
Veprimi i guximshëm i kësaj zonje është vlerësuar edhe nga deputetja Mesila Doda e cila përmes një postimi në Facebook, shkruan se zonja në fjalë tregoi më shumë burrëri se 20 burra të këcënuar dhe 2 rektorë.
Ja postimi i Dodës:
Po lexoj lajmin e nje zonje qe ka pasur guximin te denoncoje Shullazin… E çuditshme, nje grua ka pasur dinjitet dhe burreri me shume se 20 burra bashke perfshi dhe 2 rektore qe e hengren turpin me buke pasi nakatosen nje vend te tere.
I drejtohem gjithe organeve ligjzbatuese, qe ndaj kesaj zonje dhe familjes se saj te vihen masa te veçanta mbrojtje me qellim qe te sherbeje jo si shembull dekurajues, por si model inspirimi e kurajo.
Grate jane pjesa me e mire e ketij vendi/javanews/a.m.