Janë të rrallë ata vizitorë që i kanë shkelur të gjithë kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Bridget Nurre Jennions e cila shkruan për Pastemagazine është një gazetare televizive e cila ka fituar çmimin Emmy.
Ajo shkruan se janë shumë ta rralla rastet kur dikush qoftë banues i këtyre zonave apo edhe një turist i jashtëm të ketë mundur të zbulojë këto peizazhe të pashkelura.
“ Rajoni është bërë i njohur në arennë ndërkombëtare për konfliktet që e kanë shoqëruar gjatë viteve ’90 dhe të gjithë ata që kanë mundur t’i njohin këto kënde të fshehura të Europës Juglindore e di se janë gjurmë që kanë dashur kohë të veniten. Ata gjithashtu e dinë se dendësia e vendeve kulturore apo natyrore të paeksploruara është vërtetë mbresëlënëse. Nga deti Adriatik te masivet e Alpeve Dinarike dhe ato të Sharrit, rajoni ofron vende ideale për çdo turist të pasionuar pas aventurës. Tani është koha më e mirë për t;u njohur me mozaikun e kulturës, arkitekturës, majave të malave, lumejve dhe liqeneve të paprekura nga industria e rëndë që ka prekur njëpjesë të madhe të vendeve të Europës”, shkruan gazetarja.
Në pjesën e parë të reportazhit ajo rendit pesë destinacione të Ballkanit që duhet të vizitohen gjatë këtij viti. Nëse nuk i keni dëgjuar më parë, kjo është diçka pozitive. Vizitojini përpara se të mbipopullohen.
Sarandë, Shqipëri
Saranda, qyteti bregdetar i Shqipërisë renditet pas Bled në Slloveni dhe përpara Cavtat në Kroaci.
Shqipëria është një destinacion i ri i në skenën e turizmit ndërkombëtar, por që ka arritur të tërheqë vëmendje falë gjireve të virgjëra me ujë të kristaltë përgjatë brigjeve të Adriatikut. Për shkak të izolimit 40 vjeçar vendi ka mungesë të infrastrukturës në shumë zona, por e kompenson këtë me mikpritjen dhe plazhet piktoreske.
Saranda, qyteti bregdetar në jug të vendit mund të shihet fare mirë nga ai grek i Korfuzit, me të cilin është edhe kufitar. Qyteti është afër dy aeroporteve ndërkombëtare. Me një udhëtim dy orësh me traget mund të shkohet në Korfuz, ndërsa për rreth pesë orë mund të arrihet kryeqyteti, Tirana.
Saranda është ndoshta qyteti më i bukur i Shqipërisë me plazhet që ka, por gjithashtu shërben si një bazë e përkryer nëse doni të blini një shtëpi pushimi. Me guidë ju mund të vizitoni atraksione të rëndësishme si Parkun Kombëtar të Butrintit apo Syrin e Kaltër ku mund të shihni një burim natyror uji 45, të thellë unik në llojin e tij.
Më pas lista vazhdon me destinacione si Perasti në Mal të Zi, Ohri në Maqedoni. (javanews.al / a.r)