• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë të çmendur pas Leicester

by Aalison Pearse Stevens
02/05/2016 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bardhyl Minxhozi/

Çfarë po ndodh me skuadrën dhe qytetin e vogël Leicester, është padyshim një përrallë e bukur për çdo të rritur. E gjithe bota flet për ta. Eshtë kryelajm i të gjitha mediave.
Ekspertët kane kohë që flasin për një skuadër të vogël që po arrin një sukses të madh historik. Analizat teknike të lojës së tyre, skemat taktike të Ranierit, kanë tronditur klubet e mëdha dhe futbollistët e superpaguar, kanë tronditur futbollin si një industri multimiliardere.
Përveç se një kuriozitet sportiv dhe historik, popullariteti i Leicester, është gjithashtu një dëshirë e çdo njeriu apo skuadre për t’u ngjitur në krye, për të thyer barrierat që e rrethojnë, për të thyer skemat tradicionale dhe të “fortët” që diktojnë rregullat e lojës. Endrra-Leicester  është ëndrra e çdo klubi të vogël, është ëndrra e çdo njeriu, është në një farë mënyre një lloj “revolte” ndaj sistemit ekzistues të funksionimit të futbollit. Prandaj janë të gjithë të çmendur pas Leicester!
Futbolli ka vite që është komercializuar në mënyrë ekstreme. Shitblerje lojtarësh me shifra astronomike, klube të mëdha që “konkurojnë” me ndermarrje të medha industriale, manjatët financiarë që prej vitesh e shikojnë futbollin si një investim financiar të leverdisshëm. Më tej, futbolli është një “lojë” e madhe e të drejtave televizive dhe kompanive të basteve.

I gjithë ky mekanizem i madh financiar ka rritur polarizimin e futbollit. Klubet e mëdha kanë mundësi të bëhen më të mëdha dhe të vegjelit më të vegjël. Parashikimet se kush do të jetë në krye në Gjermani, Francë, Spanjë ,Itali etj., kush do të jetë në gjysëm finalet e Champions Leage, jane lehtësisht të identifikueshme.
Natyrisht nuk mund të përjashtohet futbolli nga të qenit industri, nuk mund të mendohet futbolli pa investimin për të fituar, por nuk duhet harruar që futbolli është në fakt një lojë për të gjithë.
Suksesi “Leicester” është ndërkaq një rast për drejtuesit e futbollit europian, për të reflektuar për ngushtimin e diferencave midis të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Meqenëse sot futbolli është shndërruar në industri, atëhere të paktën të aplikohen rregulla të ngjashme antimonopol, që zbatohen për të gjithë industritë e tjera.

Në këtë mënyrë konkurenca do jetë më e hapur dhe e ndershme dhe parashikimet do të jenë më të vështira. Futbolli do të mbetet një lojë e magjishme dhe e bukur. Dhe “Endrra Leicester ” mund të jetë realitet  i të panjohurve të tjerë!

Posaçërisht për Javanews.al

Next Post

“Një m2 tokë sa 1 kg sheqer”/ Shpronësimet për fshatarët e Drizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In