Presidenti Armand Duka ishte i ftuar të dielën në mbrëmje, në emisionin më të vjetër dhe më prestigjioz sportiv të Italisë, që prej vitit 50-60 vjetësh.
Në studion e “Domenica Sportiva” në kanalin Rai 2, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i është përgjigjur kërshërisë së medias sportive italiane, për Shqipërinë dhe kombëtaren e saj të futbollit.
“Ndjekim me vëmendje prej vitesh gjithçka që ndodh në futbollin italian dhe emisioni juaj është shumë popullor në Shqipëri. Juventus dhe Milan janë skuadrat më popullore në vendim tim. Tani sigurisht edhe Napoli ku luan Hysaj apo Lacio ku luan Berisha etj ”, ka konfirmuar në raundin e parë të pyetjeve Presidenti Duka.
Pastaj, ai ka folur në lidhje me kualifikimin historik të Shqipërisë, për në Europianin Francë 2016 dhe punën për zhvillimin e futbollit shqiptar.
Presidenti Duka ka sqaruar situatën në lidhje me trajnerin e kombëtares: “De Biasi ka edhe dy vite kontratë me Shqipërinë, ndaj do të vazhdojë me ne. Me De Biasi-n dhe Tramezzani-n, kemi stafin italian më të mire, së bashku me grupin shqiptar”. Më pas, pyetjes së moderatores nëse do ta lërë De Biasi-n të ulet në stolin e Italisë në të ardhmen e afërt, Presidenti i FSHF, jupërgjigj:
“Janë fjalët e mediave dhe gazetarëve. Ju siguroj se De Biasi, është duke menduar vetëm për Europianin me Shqipërinë dhe jo me Italinë, të paktën deri tani. Raporti im me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio është i shkëlqyer?! E vërtetë, por ata janë profesionistë dhe s’mund t’i bëjnë oferta një trajneri që po bëhet gati të luajë Europianin. Pas Kampionatit, diskutimet do të shtrohen ndryshe”, – tha presidenti i FSHF-së.
I pyetur me humor nëse do të qëndronte De Biasi në rast se fiton Europianin, Duka është shprehur: “I mjafton edhe të na çojë në gjysmëfinale. Vërtetë, përtej shakave, nuk i takon askujt që të mendojë tani se çfarë do të ndodhë më pas, por të përqendrohemi tek Europiani. Të mos harrojmë është hera e parë për ne, por edhe për De Biasi-n, ndaj duhet ta shfrytëzojë edhe ai këtë mundësi shumë të mirë”. Gjithashtu, Duka u pyet edhe nëse ka mundësi që Tramezzani të bëhet trajner i Shqipërisë: “Paolo nuk do të largohet…”
javanews/a.k