• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1.3 milionë votues s’janë të kënaqur, por…

by Eduard Zaloshnja
02/05/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan, zhvilluar para disa javësh në Shqipëri, tregoi se vetëm 0.9 milion votues janë të kënaqur me punën e qeverisë apo të opozitës (rreth 600 mijë me punën e qeverisë dhe rreth 300 mijë me punën e opozitës). Ndërsa rreth 1 milion votues janë të pakënaqur me të dyja palët dhe rreth 300 mijë s’janë as të kënaqur e as të pakenaqur me ndonjërën prej tyre (rreth 1.2 milionë votues të tjerë jetojnë jashtë Shqipërsië dhe shumica dërrmuese nuk marrin pjesë në votime).

Kjo radiografi e elektoratit shqiptar që bëri sondazhi i Institutit Demokratik Amerikan tregon se ekziston një terren mëse i mjaftueshëm për një lëvizje të re politike, që mund të ishte konkurruese në 2017-ën, në qoftë se do të merrte votat e një fraksioni të 1.3 milionë votuesve që jetojnë në Shqipëri, dhe që s’janë të kënaqur me ndonjë nga forcat politike aktuale. Por problemi është se një lëvizje e tillë nuk duket në horizont.

Ben Blushi ka një vit që jep sinjale se mund të bëhet nismëtar i një lëvizje të re politike që synon të tërheqë votat e të majtëve të pakënaqur me qeverinë. Por ende sot, zhvillon takime të vakta me përkrahës të tij, ku më shumë mundohet të ankohet për referendumin e PS-së, se sa të bëjë hapa konkretë për strukturimin e një lëvizje të re politike.

Edhe Gjergj Bojaxhiu ka një vit që jep sinjale se mund të bëhet nismëtar i një lëvizje të re politike që synon të tërheqë votat e të pakënaqurve me të dy krahët e politikës. Por në vend që të kishte bërë hapa konkretë për strukturimin e një lëvizje të tillë, e sheh sot veten duke u mbrojtur ndaj akuzave për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Të dyja këto figura publike mund ta zyrtarizojnë, secili më vete, nga një lëvizje politike para zgjedhjeve të 2017-ës, por gjasat janë që asnjëra prej tyre nuk do të jetë në gjendje të marrë shumë vota nga 1.3 milionë votuesit që s’janë të kënaqur me partitë aktuale. Sepse i pari duket se mban ende shpresë që një ditë të arrijë majën e PS-së dhe i dyti do duhet të harxhojë më shumë kohë duke mbrojtur veten në publik e prokurori, se sa të frymëzojë ndjekësit për t’u shtrirë në gjithë Shqipërinë.

Na ndajnë edhe 14 muaj nga zgjedhjet e 2017-ës, që janë mëse të mjaftueshëm për krijimin e një lëvizje të re politike, në kushtet kur 1.3 milionë votues  s’janë të kënaqur me partitë aktuale.  Mjafton që ta marrin inisiativën disa njerëz me integritet moral e me guxim e energji për t’u përballur me partitë aktuale, sepse po filloi topi i borës të rrokulliset, orteku rritet vetë me borën e kudondodhur rreth e rrotull…

Përndryshe, thjesht do të presim se ç’do të bëjë Meta pas zgjedhjeve – nëse do ta bëjë qeverinë me Ramën apo me Bashën.

Next Post

Iker Casillas, të mbaroi koha e sportit!

Comments 1

  1. Petrit says:
    10 years ago

    Pordhe me rigon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Fjalimi që tronditi Europën, Orban: Nuk dihet kush e filloi luftën në Ukrainë

December 21, 2025
Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

December 21, 2025
Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

December 21, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet

December 21, 2025
Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

December 21, 2025
Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

December 21, 2025
Pas takimit me më të votuarit/ Salianji takim me strukturat e PD në Durrës, i bashkohen drejtues dhe figura të degës

Partia e Salianjit

December 21, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja

December 21, 2025
Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar

December 21, 2025
Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In