Më shumë se një muaj e gjysmë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, Departamenti i Protokollit të Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme të Kosovës, është detyruar t’u “përkujtojë” edhe një herë institucioneve të shtetit se e kanë obligim ligjor që në zyrat e tyre ta vendosin foton zyrtare të kreut të presidentit të ri.
Në një porosi dërguar të gjitha institucioneve shtetërore, si dhe misioneve diplomatike dhe konsullore jashtë vendit, Protokolli i Shtetit ka bashkangjitur foton zyrtare të presidentit Thaçi, të cilit i referohet si “SHTZ Hashim Thaçi” (“Shkëlqesia e Tij Zotëri Hashim Thaçi”), shkruan “Koha Ditore”. (b.an)