Tirana e Re është tronditur nga një ngjarje e rëndë në mbrëmjen e sotme. Mësohet se pas një konflikti në nje lokal pranë shkollës Edith Durham, një person ka mbetur i vrarë. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Elton Çiço, 36 vjeç.
Informacionet e para thonë se ai është qëlluar 2 herë me pistoletë nga një person i maskuar me kapele. Çiço u dërgua menjëherë ne spital, por ka ndëruar jetë gjatë rruges për shkak te plagëve të marra.
Dyshohet se krimi ka ndodhur per motive hakmarrjeje. Thuhet se viktima la pasur nje sherr te vjeter me atentatorin. Flitet se ne lokal kane qene prezente edhe persona publike, perfshire nje deputet, nje gazetar dhe zyrtare policie.