Fitues i çmimit “Oskar”, regjisori britanik Sam Mendes, do të drejtojë jurinë e këtij viti në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, kanë deklaruar organizatorët.
Organizatorët e Festivalit në Venecia, thanë në një deklaratë se Mendes është ‘një nga regjisorët më të respektuar të filmit në vitet e fundit. ”
Deklarata citon edhe vetë pesëdhjetë-vjeçarin që shprehet se ky “Festival i filmit i ka sjellë kujtimet më të lumtura” me prezantimin e filmit “Road to perdition ” në vitin 2002 në Venecia.Mendes, drejtor i filmave të tillë si “Skyfall”, “American Beauty” dhe “Revolutionary Road”, është gjithashtu dhe regjisor teatri, citohet BETA.
Filmi i tij “American Beauty” fitoi pesë çmime Oscar, duke përfshirë dhe atë të regjisorit më të mirë. Festivali i Filmit të Venecias, edicioni i 73-të i tij, është aktiviteti më i vjetër në botë, dhe do të mbahet nga 31 gushti deri në 10 shtator. (b.an)