Një turist anglez është gjetur i pajetë sot në një hotel të njohur në kryeqytet. Me ardhjen e efektivëve të policisë, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune në trupin e pajetë
Sipas eksertizës së mjekësisë ligjore, vdekja e tij ka qenë natyrale, pasi turisti anglez vuante nga epilepsia.
Turisti anglez, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me profesion inxhinier dhe prej 4 ditësh ndodhej në Shqipëri.