I riu nga Pojani, shpjegoi se ka pasur martesën e parë e cila mori fund. Më pas ai kishte dërguar një njoftim në gazetën Paloma dhe kishte lënë numrin e telefonit.
Më pas ishte telefonuar nga një vajzë nga Berati, me emrin Dashmira e cila sipas tij, nëpërmjet tezes së saj ishte lidhur me katër meshkuj. “Zbulova se ajo kishte pesë të dashur të tjerë që ua mbante mend numrat dhe që shpesh ia jepte tezja e saj”, ka dëshmuar i riu.
Ai kadalë në TV për ti treguar të fejuarës aktuale të tij Sadetit nga Bradasheshi i Elbasanit historinë e kaluar të tij pasi ajo ende nuk ka dijeni. “Ajo ka qenë e dhunshme me mua por unë me maturinë dhe zgjuarsinë time jam munduar të shmang incidentet.
Shpesh ngrinte dorën për të më qëlluar, provonte të më qëllonte me thikë dhe unë ia hiqja nga dora duke e hedhur metra tutje. Hoqa thikat e mëdha nga shtëpia dhe mbajta vetëm thika të vogla fare për bukë”, ka thënë i riu. Ai ka shkuar në studio me një unazë për të fejuarën e tij të fundit Sadeten nga Elbasani.
m.m