Nico Rosberg monopolizon Botërorin e Formulës 1. Piloti gjerman i Mercedesit ka fituar edhe garën e katërt të këtij sezoni, Çmimin e Madh të Rusisë, duke u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes.
Rosberg e dominoi nga fillimi në fund garën, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, dhe pilotin e Ferrarit, Kimi Raikkonen. Sebastian Vettel nuk e mbylli garën, pasi që në xhiron e parë u godit dy herë nga pas nga rusi Daniil Kvyat, pilot me të cilin pati shkëndija edhe në Kinë. TCh
Javanews/ a.k