Policia hedh në erë një ‘xhami ilegale’, të mbushur me eksploziv. Ekspertët e hodhën në erë faltoren ilegale me anë të një shpërthimi të kontrolluar.
Ngjarja u regjistrua në Samara të Rusisë. Policia tha se kishte zbuluar rreth 1 kg eksploziv brenda, ndërsa mbi 50 të rinj, mes tyre një mbështetës i Shtetit Islamik, e frekuentonin faltoren. Ekspertët vendosën ta hedhin në erë faltoren pasi vlerësuan se ishte shumë e rrezikshme që të hiqej eksplozivi. Më herët, forcat speciale kishin arrestuar 53 persona në faltore. Ata mendohet se janë besimtarë ekstremë të lëvizjes Salafi.
m.m