Ky është biznesmeni, Sabah Rrashketa, apartamenti i të cilit ra pre e grabitësve ditën e sotme në Shkodër.
Katër grabitës të armatosur hynë në apartamentin e marrë me qira nga biznesmeni Rrashketa, në lagjen “Rus” pas “Sahatit”.
Mirëpo, ata janë pikasur nga banorët e pallatit, ndërsa biznesmeni nuk ndodhej aty. Policia rrethoi zonën dhe tha se grabitësit ishin të armatosur, mirëpo ata ishin larguar nga banesa pa marrë asgjë.
Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që dyshohet se është bashkëpunëtor i tyre dhe vijon punën për kapjen e grabitësve. /a.m.