Shoferi i autobusit të linjës Kombinat-Kinostudio është konfliktuar me një tjetër shofer. Arsyeja ka qenë se shoferi i autobusit ka bllokuar rrugën dhe është ofenduar nga shoferi i automjetit tip Golf raporton JetaOshQef.
Sipas raportuesit, faji ishte i shoferit të Golfit pasi autobusi s’ka ku të ndalojë për shkak se në stacion parkohen makina private dhe prandaj detyrohet të ndalojë në mes të rrugës. I revoltuar, shoferi i Golfit ka shkuar për të kërkuar llogari tek shoferi i autobusit duke e ofenduar atë.
Konflikti do të kishte vijuar po të mos kishin qenë kalimtarët e rastit dhe pasagjerët që kanë ndërhyrë. Sipas raportuesit, edhe policia ka ndërhyrë duke iu lutur shoferit të Golfit që të mos ziheshin aty.
Më poshtë videoja e konfliktit./JetaOshQef/a.m.