Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë orëve të paradites në Lushnje.
Përplasja e një automjeti me një motor i ka marrë jetën një djali të ri 32-vjeçar të identifikuar me inicialet E.K.
Policia raporton se ka ndaluar drejtuesin e veturës, shtetasin Kadri C. 24-vjeç. Aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht bëhet me dije se shkak ëhstë bërë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit.