Veteranët e UÇK-së, të cilët marrin nga 170 euro pagë, thonë se do të kundërshtojnë me çdo mjet nëse u zvogëlohen të ardhurat.
Kërkesën për zvogëlimin e kompensimit të veteranëve është duke e bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilët thonë se Qeveria po përballet me presione të mëdha nga grupe të ndryshme lidhur me këto paga.
Smajl Elezaj, kryetari i Veteranëve të UÇK-së ka thënë për Tribuna Channel, se pensionet nuk mund të ulen.
“Nuk mund të ulen pensionet përderisa ka kaluar ligji për veteranët në Kuvendin e Kosovës. Ajo nuk mund të ndodh. Qeveria nuk mund të bëjë ulje më shumë, sepse kështu është miratuar dhe nuk mund të bijnë nën shifrën minimale”, ka thënë, Smajl Elezaj, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së. (B.an)