Kosova pritet të bëhet anëtari më i ri që do të përfitojë nga liberalizimi i vizave në Bashkimin Evropian, shkruan Financial Times, cituar nga Koha.
“Komisioni Evropian pritet që të këtë javë të rekomandojë që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, përkundër që pesë shtete anëtare të BE-së, përfshirë Spanjën, nuk e njohin zyrtarisht shtetin ballkanik”, shkruan FT.
Kosova bashkë me Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Turqinë pritet që të fitojë aprovimin për lëvizje të lirë nga Komisioni Evropian këtë javë, shkruan FT, teksa thirret në burime të përfshira në proces, transmeton Koha.net.
Megjithatë sipas këtij mediumi shtetet anëtare të BE-së apo Parlamenti Evropian mund ta bllokojnë këtë proces. (B.an)