Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër akuzave për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, duke publikuar një pasqyrë statistikash.
Rama theksoi se edhe Eurostat tregon se çmimi i energjisë për këtë kategori nuk është rritur, por është ulur.
“Edhe pasqyra e Institutit të Statistikave Europiane tregon se çmimi i energjisë për familjarët është ulur nuk është rritur”.
“Mund ta shohin vetë në linkun bashkëngjitur të gjithë ata që vazhdojnë të humbasin kohë, duke dëgjuar përrallat me gogol të Shqupit”, shkroi Rama në Facebook.
d.i.