Real Madrid ka një problem me stafin mjekësor të ekipit që dyshohet se ka fajin për lëndimin e fundit të Cristiano Ronaldos.
Cristiano Ronaldo ka munguar edhe në duelin ndaj Real Sociedadit në La Ligë. Kjo është ndeshja e tretë që humbet ai.
Sipas mediave spanjolle, në klub ka dalë një problem pasi dyshohet se stafi mjekësor i ekipit e injoroi dëmtimin fillestar të Ronaldos që më pas u shndërrua në një problem më serioz, përcjell “Lajmi.net”. (b.an)