Pas dy ditësh, i kërkuari Azem Syla të premten erdhi në Kosovë. Rreth orës 11:30 ai u dorëzua në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa i përcjellur nga EULEX-i u dërgua në stacionin e policisë qendra në Prishtinë, për tu intervistuar.
Nga këtu në orën 14:00, ish-deputeti i PDK-së, u soll në gjykatë, njofton Klan Kosova. U fut brenda nga dhoma e posaçme e gjykatës themelore, ndërsa seanca në të cilën do të caktohet masa e sigurisë ndaj tij u mbajt në departamentin e krimeve të rënda, por që mediet nuk u lejuan të hynë brenda.
Pas seancës e cila zgjati 4 orë e gjysmë, avokati i tij, Tomë Gashi tha se gjyqtarja e procedurës paraprake vendimin për masën e sigurisë do ta marrë të shtunën, pasdite.
https://www.youtube.com/watch?v=4wBnClZVZPE