Mungesa e gjumit është e lidhur me shumë probleme shëndetësore, por falë një studimi të fundit, është parë se sasia e pakët e gjumit është lidhur dhe me agresivitetit tek të rinjtë, me mungesën e përqendrimit dhe të rendimentit shkollor.
Në studimin në fjalë ekspertët kanë zbuluar se rreth 61 % e adoleshentëve fle më pak se 7 orë gjatë natës, ndër to 40% janë ‘fajtorë’ për sjelle agresive, veçanërisht ndaj bashkëmoshatarëve në shkollë, apo në lagje.
Studiuesit kanë vendosur në dukje se më agresivët ndër adoleshentët, janë ata që flenë shumë më pak se norma e lejuar, që sipas National Sleep Foundation, të rinjtë e moshave 14 deri në 17 vjeç, duhet të flenë 8-10 orë gjatë natës./Klan