Lojë emocionuese, me shumë gola, por edhe me një pamje të tmerrshme dëmtimi. E tillë ishte gjysmëfinalja e parë e Europa League, midis Shahtjor Donjeck dhe Sevilla, mbyllur në barazim 2-2.
Michael Krohn-Dehli hyri në lojë në minutën e 59-të për spanjollët, por u detyrua të tilte 13 minuta më pas, për shkak të një dëmtimi të rëndë.
Danezi u dëmtua në kupën e gjurit, e cila i doli nga vendi dhe pamjet tregojnë qartë dhimbjen e tij. Ndërkohë, edhe reagimi i lojtarëve të Shahtjorit e tregon gjendjen e rëndë të danezit.