Kryeministri i Hungarisë njoftoi se nuk do të lejojë përhapjen e fesë islame në vend.
Duke folur para parlamentit, për të festuar përvjetorin e pestë të Kushtetutës së re të Hungarisë, Viktor Orban, tha se, qëllimi parësor i këtij dokumenti ishte që të siguronte gjuhën dhe kulturën hungareze.
Kryeminitri tha se, për këtë arsye, qeveria hungareze do të jetë kundër çdolloj fryme që do të cënonte këto parime.
“Ne kemi të drejtën të zgjedhim me kë dëshirojmë të jetojmë ose jo. Të jem i qartë dhe pa vend për keqkuptime, përhapja e Islamit është e ndaluar me Kushtetutë në Hungari”,- deklaroi Orban në fjalën e tij.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se emigrantët e pa ligjshëm do të kthehen menjëherë në vendet tranzit ose në vendet e tyre të origjinës.
Në kufirin e Hungarisë me Serbinë, vitin e shkuar u vendos një tel me gjemba për të ndalur emigrantët që të kalonin kufirin, për të shkuar drejt vendeve të tjera europiane.