Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore te Policise Tiranë njoftoi finalizimin e operacionit “Hotline”, për veprat penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.
Policia njofton se pas konsultimit me prokurorinë do të ndiqen në gjendje të lirë:
1. E. Ll., 18 vjeçe, banuese në Tiranë.
2. V. V., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
3. R. K., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
4. L. N., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
5. F. J., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimi i bërë, ka rezultuar se, shtetaset E. Ll., V. V. dhe R. K., dyshohet se kanë kryer veprimtari te paligjshme “Chat Line”.
Këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetaset L. N. dhe F. J., këto të fundit ishin edhe menaxhere të Kompanisë “Adult Work” (chat line).
Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë “Astirit” dhe në rrugën e Kavajës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e mëposhtëm:
• 7 njësi qendrore dhe monitorët përkatës.
• 7 web camera.
• 10 lodra seksuale.
• 3 telefona celularë
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Neni 117 dhe 115 i Kodit Penal. Denocimi i ketij aktiviteti u be ne emisionin “Fikas Fare”.