Komanda ushtarake amerikane për aktivitetet mbrojtëse ndaj sulmeve kibernetike (Cybercom) po punon për shkatërrimin e lidhjeve të internetit të grupit Shteti Islamik (ISIS) për të vendosur xhihadistët në një gjendje izolimi virtual, sipas përgjejësve të Pentagonit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter vlerësoi se “Cybercom luan një rol shumë të rëndësishëm në operacionet ushtarake të lëshuara kundër ISIS-it në Irak dhe Siri”.
“Objektivat janë ndërprerja e zinxhirit të komandimit dhe të kontrollit të ISIS-it, ndërprerja e aftësisë për të qarkulluar para, ndërprerja e aftësisë për të tiranizuar dhe kontrolluar popullsinë, ndërprerja e aftësisë për të rekrutuar në nivel nëdrkombëtar”, tha Carter gjatë një fjalimi publik para komisionit të forcave të armatosura në Senat.