Autoritetet në Gjeorgji deklaruan se kanë ndaluar pesë qytetarë gjeorgjianë, të cilët po përpiqeshin të shisnin uranium.
Autoritetet nuk thanë nëse grupi kishte siguruar një blerës, apo se ku e kishte gjetur materialin bërthamor që ka një vlerë prej 3 milionë dollarësh.
Uraniumi-238 që ata po përpiqeshin të shisnin, mund të përdoret si komponent për armët bërthamore.
Gjeorgjia ka qenë republikë sovjetike dhe udhëheqësit botërorë kanë shprehur shqetësim për sigurinë e materialit bërthamor që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.Të ndaluarit përballen me 5 deri në 10 vjet burgim, nëse gjenden fajtorë.
Në një incident të ngjashëm, në fillim të këtij muaji, shërbimi gjeorgjian i sigurisë ndaloi tre shtetas armenë dhe tre gjeorgjianë për zotërim të paligjshëm të Uraniumit-238, të cilin thuhet se po përpiqeshin ta shisnin për 200 milionë dollarë