Problemet në përllogaritjen e taksave doganore dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) po i lënë spitalet publike pa barna.Kjo, pasi Ministria e Shëndetësisë se Kosoves nuk ka arritur të harmonizojë çmimet në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), shkruan koha.net
MSA-ja në parim do të duhej të krijonte një zonë të lirë ekonomike ndërmjet shteteve anëtare të BE-së.
Për produktet mjekësore kjo do të duhej të ndikonte në çmim të barnave, për shkak se heq tatimin doganor prej 10 për qind, përcjell koha.net. Është hera e dytë që bëhet ndryshimi i taksave për barna.
Në shtator të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës përmes ndryshimit të Ligjit për TVSH-në ka bërë ndryshimin e taksës doganore.