Koreja e Veriut, në mes të përgatitjeve të Kongresit të parë të Partisë Komuniste që prej vitit 1980, dështoi sërish sot në hedhjen e dy predhave me rreze të mesme veprimi.
Sipas një përgjegjësi të Ministrisë koreanojugore të Mbrojtjes, “Veriu ka lëshuar një predhë të tipit Musudan rreth orës 06:40 (21:40 GMT të mërkurën) që nga Wonsan, në bregun lindor por predha shumë shpejt u zhduk nga radarët. Ai kishte rënë disa sekonda pas lëshimit. Duket se ka qenë një dështim”.
“Një tentativë e dytë u zhvillua gjatë mbrëmjes por përfundoi me dështim gjithashtu”, sipas agjencisë koreanojugore të lajmeve, “Yonhap”.
ATSH