Ish-kryetari i Bashkisë së Londrës, Ken Livingstone u pezullua sot nga Partia Laburiste për deklaratën e bërë se Hitleri “mbështeste sionizmin”, në mbrojtje të një deputeteje të Laburistëve për deklaratat e bëra mbi Izraelin.
“Ken Livingstone u pezullua nga Partia Laburiste në pritje të hetimit, për dëmtim të imazhit të partisë”, deklaroi një zëdhënës i Laburistëve.
“Vërejtjet e saj ishin të ekzagjeruara por nuk ishin anti-semitiste”, deklaroi Ken Livingstone për radion BBC Radio London, për çështjen e Naz Shah, deputete e Bradford West (veri), e pezulluar nga partia një ditë më parë se kishte postuar në 2014 komente të konsideruara anti-semitiste.
Përpara se të ishte e zgjedhur, Naz Shah kishte ndarë në Facebook një foto ku shfaqet shteti i Izraelit i përfshirë në hartën e SHBA-së me mbishkrimin: “Zgjidhja për konfliktin izraelito-palestinez. Ripozicionojeni Izraelin në SHBA”, e vijuar nga komenti: “problemi u zgjidh”.