Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, mbërriti sot në Bagdad në një vizitë surprizë në një moment që Iraku po kalon një krizë politike që mund të prekë luftën kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS).
“Zëvendëspresidenti mbërriti në Irak ku do të takohet me përgjegjësit irakianë për të inkurajuar unitetin kombëtar dhe vazhdimin e luftës kundër ISIS-it”, njoftoi zyra e zëvendëspresidentit amerikan në një komunikatë.
Grupi xhihadist ende kontrollon një pjesë të gjerë të territorit irakian ku edhe qytetin e dytë më të madh në vend, Mosulin, ndonëse forcat irakiane të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja kanë fituar terren muajt e fundi