Trupi i mumifikuar i një murgu budist në Quanzhou, në juglindje të Kinës, vdekur në moshën 94-vjeçare, është veshur me ar për t’u bërë statujë dhe për t’u vendosur në sallën e lashtësisë në tempullin e Pekinit.
Gjithçka bëhet duke realizuar dëshirën e vetë murgut. Fu Hou kishte shprehur dëshirën të mumifikohej pas vdekjes dhe të ruhej në një urnë funeralesh, në pozicion meditimi.
I shfaqur për herë të parë para besimtarëve në një ceremoni në tempullin e Puzhout, në Quanzhou, trupi i murgut u mbulua me një shtresë ari, pas një trajtimi të gjatë disamujor.
“Vetëm trupi i një murgu vërtet virtuoz mund të qëndrojë i paprekur pas mumifikimit”, thotë Li Ren, abat i tempullit të Quanzhou, i cili shpjegon se realizimi i statujës është “një homazh për devotshmërinë Fu Hout për budizmin”.