Piktura monumentale e artistes amerikane Georgia O’Keefe, e cila mund të shihet si horizontalisht dhe vertikalisht, do të ofrohet në ankand dhe është vlerësuar të sjellë deri në 12 milionë dollarë.
“Reflection of Lake George”, pikturuar nga 1921 në 1922, do të ofrohet për shitje në ankand prej shtëpisë Christie në Nju Jork më 19 maj.
Piktura me madhësi prej gati një metër e gjysmë me një metër është frymëzuar nga vizita e piktores në pronat e familjes së burrit të saj Alfred Stieglitz ,që kishin një liqen në shtetin e New York-ut. Ajo u martua me Stieglitz, një fotograf i famshëm në vitin 1924.
Horizontalisht shihet peizazh i kodrave që janë pasqyruar në ujë. Vertikalisht bëhet pikturë abstrakte, e cila ngjan më shumë si pikturat e saj të famshme të luleve.
O’Keefe e ka varur pikturën në formën vertikale kur ajo është paraqitur për herë të parë në një galeri në New York më 1923
Përveç se është shitur në një në ankand në vitet ’90, piktura nuk është parë në publik që prej ekspozitës në vitin 1923. Çmimi aktual për një pikturë të Georgine O’Keefe shkon deri në 44.4 milionë dollarë.