Përshtypja e parë e të qenurit beqarë është se ndihesh i/e vetmuar, nese jeni beqarë nuk do të thotë që ju jeni i vetmuar, këtu nuk ka asgjë të keqe, shkruan higherperspectives.com. Një studim i bërë ka nxjerrë në pah të mirat e të qenurit beqarë.
Lumturia jote nuk varet nga të tjerët
Lidhja nënkuptohet si një ekip që e mbajnë dy lojtarë, dhe e ke “obligim” të japësh më të mirën për këtë ekip. Mos shpenzo kohën duke menduar se si të krijosh një lidhje, thjeshtë jeto i lumtur mos e lejo që askush të ta vjedhë lumturinë.
Ti ke shumë kohë në dispozicion të zbulosh jetën tënde dhe të provosh gjëra të reja
Kur je në lidhje ke më pak kohë, kjo ndodh sepse një pjesë të mirë të kohës ta merr përkushtimi ndaj lidhjes dhe partnerit. Pra përderisa nuk je në lidhje shfrytëzo kohën, kënaqu jeto dhe përjeto eksperienca të reja, transmeton Gazeta Express.
Të jësh beqar nuk do të thotë që nuk je i dashur për të tjerët
Dashuria nuk përkufizohet vetëm si dashuri ndërmjet dy personave. Ekzistojnë dashuri më të fiqishme sesa ajo ndërmjet partnerëve. Pra mos jetoni me këtë paragjykim, ti mund të jesh beqarë dhe të jesh shume simpatik dhe i dashur për rrethin.Express