Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që burgim për 5 shtetasit e përfshirë në vrasjen e Enton Nikës në Linzë, me një total prej 116 vitesh heqje lirie.
Bëhet fjalë për vrasjen me plumb në kokë të të riut Nika në zonën e Linzës më 11 nëntor të viti të kaluar. Procesi ndaj të akuzuarve është kryer me gjykim të shkurtuar e kësisoj ata përfitojnë uljen e masës së dënimit me 1/3 e saj në rast të shpalljes fajtor nga gjykata e Tiranës.
Prokuroria e Tiranës kërkoi
Emiljano Tasho, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 35 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Vjedhja me dhunë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;
Bujar Hasani, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Kanosje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;
Mirsad Kuçana, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;
Ervis Martinaj, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 25 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;
Erjon Biraçi, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 5 vjet burgim, për akuzën: ““Përkrahja e autorit të krimit”.