Pavarësisht mungesës së opozitës në seancën e kësaj të enjte në parlament, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se programi ekonomik i Partisë Demokratike do ta kthente vendin sërish në greminën e viteve 2012-2013.
“Të gjitha shkurtimet që pretendon të bëjë e çon borxhin publik brenda një viti në 80% të PBB. Administratori i opozitës na kthen sërish te gremina e vitit 2012-2013”, tha Ahmetaj.
Referuar edhe rikthimit të taksës së sheshtë, z. Ahmetaj tha se “me një të rënë të lapsit” i hiqen shqiptarëve 100 milionë dollarë. “Do të na kthejë në vitin 2012-2013 te famëkeqja taksë e sheshtë që vetëm klasës së mesme dhe shtesave në nevojë i grabit 100 milionë dollarë”, tha ai.