Raportimet mbi iPhone 7 janë të shumta në këtë kohë të vitit, dhe shumica prej tyre konfirmojnë të njëjtat tipare të rëndësishme të telefonit. Shumë larg konfirmimit, iPhone 7 supozohet të jetë më i hollë se paraardhësi, duke shfaqur një sistem të ri-projektuar antene dhe një portë kufjesh jo standarde. Një model premium i iPhone 7 Plus pritet të ketë një kamerë me dy lente, dhe iPhone i këtij viti pritet gjithashtu të ketë një Smart Connector miqësor me tastierën njësoj si iPad Pro.
Një tjetër tipar kyç që flitet të ketë iPhone 7 është dhe butoni Home i cili mund të jetë i ndjeshëm ndaj prekjes sipas Digitimes. Kjo do të thotë që butoni mund të jetë i rrafshët me pjesën tjetër të fytyrës së telefonit. Ky mund të mos duket si një përmirësim i rëndësishëm, por me siguri do të jetë raporton Krokodili.
Ky lloj projektimi i butonit Home mund të jetë nja transit nga butoni standard që gjendet në modelet aktuale të iPhone-ëve dhe iPad-ëve në projektimet pa buton fare në të ardhmen. Tiparet e ofruara nga butoni Home mund të zëvendësohen nga një kombinim e veprimeve me prekje, duke përfshirë gjestet 3D Touch, derisa Apple të integrojë ndijorin e shenjave të gishtave Touch ID në ekran. Ndijori i shenjave të gishtave është një tipar kyç që nuk do të lëvizë nga iPhone-i .
Nuk ka një konfirmim nëse Apple do të modifikojë realisht butonin Home te iPhone 7, por ka indikacione që kompania ka ndërmend ta eliminojë atë fare në të ardhmen.