Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka çuar çështjen në gjykatë për 8 studentët që goditën me vezë kryeministrin Rama.
Studentët janë hetuar në gjendje të lirë dhe do të gjykohen për “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim të punonjësit te policisë”.
Çështja do të nisë shqyrtimin ne 18 maj dhe do të shqyrtohet nga gjykatësi Arben Micko.
Kryeministri u qëllua me vezë nga disa studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale që kundërshtojnë reformën në arsimin e lartë.
Ngjarja ka ndodhur në 2 nëntor të vitit të kaluar.