Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Money“, duke arrestuar 3 shtetas për falsifikim monedhash.
Në pranga ranë Ilir Zere, 46 vjeç, banues në Berat, Briken Gëri, 29 vjeç, banues në Berat, Bledar Zogani, 40 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Mbi bazën e një hetimi disa mujor rezulton se këta shtetas në me njëri-tjetrin ushtronin aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhës euro prerje 50 (pesëdhjetëshe) dhe 100 (njëqindëshe), të cilat i tregëtonin në tregun vendas me vlerën 100 euro e barabartë me 30.000 (tridhjetëmijë) lekë të vjetra.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 11,000 euro të dyshuara të falsifikuara.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zëre, në cilësinë e provave materiale iu gjetën dhe sekuestruan:
5 thika antike të dyshuar të trafikuara,
1 pushkë sportive pneumatike.
4 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.