Një dhëmb me një dimension të jashtëzakonshëm, i një balene që daton pesë milionë vite më parë, është gjetur në një nga plazhet australiane, dëshmia e parë e pranisë së kësaj specieje të zhdukur jashtë hapësirës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dhëmbi i fosilizuar, i cili ka një gjatësi rreth 30 centimetra, u rigjet në shkurt në Beaumaris Bay pranë Melburnit nga një person i pasionuar, i cili ia dhuroi muzeut “Viktoria”.
Muzeu i Shkencave dhe Shkencave Humane i cili ndodhet në Melburn, e publikoi këtë zbulim një ditë më parë.
“Bëhet fjalë për një dhëmb balene që i përket familjes së balena ‘Livyatan melvillei’ të Perusë”, saktësoi muzeu.
Gjitari besohet të ishte i gjatë rreth 18 metra dhe të peshonte dyzet ton.